Aktori i madh Agron Llakaj, ikonë e humorit shqiptar festoi dje ditëlindjen. Vitet në skenë por edhe në jetë kanë ecur pa u ndierë për aktorin Agron Llakaj. Ditën e djeshme, aktori festoi ditëlindjen e 62.
Djaloshi i cili iku nga Memaliaj për të ndjekur studimet e larta në Akademinë e Arteve, sot Universiteti i Arteve në Tiranë, përbën një nga emrat më të njohur dhe të pëlqyer të publikut.
Ai mori urime të shumta nga njerëzit e tij të dashur, të cilët padyshim ia bënë ditëlindjen më të bukur. Kolegu dhe miku i tii, Donald Veshaj i ka dedikuar disa fjalë të ndjera në rrjete sociale.
Ai ka publikuar një foto të Agronit, duke e quajtur “mjeshtër”. “Edhe 100 vjeç mjeshtër! Të dua shumë”, ka shkruar Donaldi, duke e shoqëruar postimin me një fotografi nga takimi i tyre në BBV.
Kur ishte në BBV, Donaldi foli shumë herë për miqësinë dhe respektin që ka ndaj Gonit, i cili ishte i pari që i zgjati dorën atij dhe Romeos atëherë kur nuk i njihte askush dhe nuk ua hapte askush derën.
Kujtojmë se binjakët kanë qenë për disa sezone pjesë e “Al Pazar”, fillimisht Romeo dhe më pas erdhi dhe Donaldi. Numrat e tyre janë ndër më të klikuarit në historinë e këtij spektakli.
Shto koment