Welcome to Vlora

Horoskopi për ditën e martë, 26 prill 2022

Dashi
Dielli do e ndriçoje ne mëngjes jetën tuaj ne çift sot, por pas mesdite retë do FIllojnë te dalin dhe ambienti do ftohet. Kujdes me çdo gjë qe do thoni. Beqaret do kenë një dite shume te paqëndrueshme dhe nuk do kenë as kohe te mendojnë për dashurinë. Ne planin FInanciar situata nuk do jete ashtu si keni dëshiruar. Kujdes me çdo shpenzim qe do kryeni.

Demi
Do ndërtoni një lidhje te qëndrueshme sot ju te dashuruarit dhe do FIlloni seriozisht te bëni plane për te ardhmen. Nuk do e mbani aspak mendjen tek e shkuara. Beqaret do e kenë serish te vështirë ta gjejnë personin ideal dhe do vazhdojnë te mbeten te vetmuar. Te ardhurat do i menaxhoni me shume përkujdes e maturi kështu qe gjendja do vije dalëngadalë duke u përmirësuar.

Binjaket
Çiftet qe kane disa kohe qe janë bashke do kenë një rikthim te pasionit gjate kësaj dite dhe emocionet do shtohen. Do flasin edhe për tema delikate me njeri-tjetrin, por pa arritur ne debate. beqaret ka mundësi te takojnë sot një person vërtet me vlera. Financat do FIllojnë te stabilizohet disi për shkak te transaksioneve te kujdesshme qe do kryeni.

Gaforrja
Jeta juaj ne çift do jete goxha e mire gjate kësaj dite. Nuk do e lini asnjë çast pas dore partnerin dhe do kaloni momente fantastike pranë tij. Beqaret do e shfrytëzojnë ne pafundësi lirinë e tyre dhe do flirtojnë me cilindo qe do ju pëlqejë. Lidhje nuk do ketë, por do ndihen mjaft mire. Me shpenzimet tregohuni te logjikshëm dhe nuk keni për te pasur vështirësi.

Luani
Ata qe janë ne një lidhje nuk duhet ne asnjë mënyrë te marrin vendime te nxituara gjate kësaj dite sepse mund te kenë probleme serioze. Beqaret do FIllojnë një aventure te shkurtër, por mjaft pasionante dhe elektrizuese. Do ndihen mjaft mire. Ne planin FInanciar do jeni me fat dhe do keni mjaftueshëm te ardhura edhe për te shpenzuar edhe për t’i hequr mënjanë.

Virgjeresha
Urani do ndikoje negativisht sot tek jeta juaj ne çift dhe mund te lindin probleme te njëpasnjëshme mes jush dhe partnerit. Te dy do mendoni se keni te drejte dhe nuk do e ulni hundën. Beqaret do jene romantike dhe ka mundësi te bëjnë për vete disa persona njëherësh. Financat do jene te favorizuara gjithashtu dhe nuk do keni asnjë tronditje.

Peshorja
Ne jetën tuaj ne çift ka për te ndodhur një revolucion i vërtetë sot. Gjithçka do ndryshoje rrënjësisht dhe do ndiheni shume me te qete se me pare. Beqaret do FIllojnë aventura kalimtare te cilat do sjellin emocione, por do zgjatin shume pak. Ne planin FInanciar gjendja do jete e mire, pasi disa te afërm do iu japin mbështetjen e tyre. Pranojeni pa u menduar dy here.

Akrepi
Dite e begate do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do merreni vesh me se miri me partnerin dhe kënaqësitë do jene te njëpasnjëshme. Beqaret nuk do jene ende gati për te FIlluar një lidhje dhe nuk do pranojnë asnjë ftese qe do ju behet. Buxheti nuk do jete aspak ashtu si keni dashur. Kujdes me çdo hap qe do hidhni sepse mund te mbeteni pa para.

Shigjetari
Duhet te tregoheni diplomate sot ju te dashuruarit dhe nuk duhet kurrsesi te hidhni hapa te nxituara. Silluni mire me atë qe keni ne krah. Beqaret do kenë një dite plot ngjyra dhe do argëtohen jashtë mase. Ata duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi për t’u afruar me ata qe pëlqejnë. Për FInancat do përkujdeseni me tepër dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

Bricjapi
Dite jo e mire do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do ju pëlqejë sjellja e partnerit dhe mund te debatoni ashpër me te. Beqaret do jene ëndërrimtare te mëdhenj dhe do zhgënjehen pa mase nga realiteti. Nuk do jete dita e tyre me fat. Ne planin FInanciar fati do jete gjithë kohës me ju dhe nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni. Mund te hiqni edhe para mënjanë.

Ujori
Nuk duhet absolutisht te qëndroni ne qetësi sot ju te dashuruarit dhe ta lini rutinën t’iu pushtoje sepse nuk do dilni dot prej saj. Beqaret do kenë mundësi reale për te FIlluar lidhje serioze dhe afatgjata. Shume gjera do ndryshojnë ne jetën e tyre. Financat do vazhdojnë te mbeten te mira sepse keni ditur si t’i menaxhoni te ardhurat qe keni neper duar.

Peshqit
Dite shume e qete ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do flisni lirshëm me partnerin tuaj dhe do i sqaroni te gjitha mosmarrëveshjet. Beqaret nuk do preferojnë te bëjnë ndryshime te statusit dhe do mbeten ashtu si janë. Ne planin FInanciar do ju dalin vështirësi goxha te mëdha. Po nuk morët shpejt masa dhe ta ndryshoni situatën do keni probleme akoma me serioze.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.