Welcome to Vlora

E kërkon bota, por i la me gisht në gojë! Ky është bosi shqiptar që arratiset

Jo vetëm emigrantët me gomone, por edhe bandat e kokainës kanë bërë që mediat britanike të kthejnë sytë për të analizuar rolin në rritje të shqiptarëve.

“The Telegraph” ka bër ënjë investigim nisur nga Ekuadori për skemën dhe rrugën e trafikut të drogës dhe rolin e shqiptarëve. Kokaina futet në disa rrugë dhe porte në Britani.

Gazeta thotë se ekspertët besojnë se shqiptarët punojnë si një rrjet i lirshëm dhe jo si një bandë nga lart-poshtë me një figurë udhëheqëse.

Por pasuria në rritje ka shkaktuar fërkime. Pesë vrasjet e shqiptarëve në Guayaquil në vitet e fundit janë rezultat i rivaliteteve të brendshme, besojnë prokurorët.

Më pas “The Telegraph” vendos në shënjestër një nga emrat më të bujshëm të krimit të organizuar. Bëhet fjalë për Dritan Rexhepin, dënuar në Ekuador dhe i kërkuar në Shqipëri.

“Ai është një nga organizatorët më të mëdhenj kriminalë të Shqipërisë në Ekuador dhe njihet për trafikun e kokainës në Britaninë e Madhe, duke e porositur nga burgu.

Ai thuhet se ka organizuar rrëmbimin dhe vrasjen e dyshuar të vëllait të Prengës (Jan Prenga) në Shqipëri” thuhet në shkrim.

Në nëntor të vitit të kaluar, Rexhepi u lirua me kusht nga burgu për akuzat e trafikut të drogës, pavarësisht se konsiderohej si rrezik për t’u arratisur dhe kështu ndodhi.

“39-vjeçari iu tha që të paraqitej pranë autoriteteve çdo 15 ditë derisa t’i mbaronte dënimi në vitin 2027.

Por dokumentet gjyqësore, të siguruara nga The Telegraph, tregojnë se që nga janari i këtij viti, ai nuk është paraqitur” thotë gazeta britanike.

Avokati i tij në Ekuador u qëllua dhe u vra në prill të vitit të kaluar. Në Mbretërinë e Bashkuar, kokaina me burim shqiptar hyn përmes porteve.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.