Welcome to Vlora

3 jetimët mbledhin kërminj për të blerë bukë: ”Po nuk ra shi nuk hamë, nuk gjejmë kërminj”

Shumica e njerëzve nuk e mirëpresin shiun aq sa këta tre fëmijë jetimë, të cilët qëndrojnë në banesën e tyre të vαrfër me sytë nga qielli. Arsyeja është shumë e thjeshtë, Kristina 14 vjeçe, Elisabeta 12 vjeç dhe Kaldi 8 vjeçar, dalin që në orën 5 të mëngjesit për të mbledhur kërmij.

Kërmijtë janë dhe ata që i mbajnë gjallë këta fëmijë dhe nënën e tyre, e cila po ashtu del për të mbledhur lule e dëllinja për t’i shitur në treg.

Klajdi: Po mbledh kërmij, i mbledhim që t’i shesim dhe të blejmë ushqime. Sot nuk gjeta fare, nuk ka rënë shi. Kam mbledhur shumë pak.

Elisabeta: Ngrihem që në 5 të mëngjesit me motrën që të gjejmë kërmij. Nuk kemi bukë për të ngrënë dhe këtë bëj më, mbledhi kërmij. Lagemi, sidomos këmbët dhe na duhet të shkojmë në shkollë me çorapet qull. Kur bie shi dhe jam me motrën i gjejmë 20 kile.

Kristina: Kur bie shi mbledhim mjaft, kur rrinë disa orë. Kur nuk bie shi nuk gjejmë kërmij dhe në shtëpi shkojmë me 10 copë. Mami mbledh dëllenja, pak më vonë do të nisim të mbledhim lule që t’i shesim.

Nëna e fëmijëve është e veshur me të zeza. Burri i saj humbi jetën në shtëpi për shkak të një atαku kαrdίαk dhe pasί ai ndërroi jetë, të tjera hαιιe erdhën. Fillimisht vjehrra e disa javë më vonë gjyshja. Selvia tregon me dhίmbjε momentin kur pa të shoqin të shtrirë në tokë, duke dhέnë shpirt.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.