Welcome to Vlora

Fyelltari nga Vlora i melodive të mjerimit që jeton në varfëri

Vladimir Leka ka mbi 20 vite që luan me fyell.

Është ndër të paktët që interpreton me këtë instrument.

Kur është në skenë, hallet i lë pas dhe i harron.

Talenti nuk i është vlerësuar kurrë. Me artin fyelltari nga Vlora nuk ja ka dalë të sigurojë një jetë me kushte normale.

“Pothuajse një jetë të tërë pa punë,” tha ai.

Prindër të tre fëmijëve të mitur, çifti i bashkëshortëve Leka jetojnë me qira dhe të ardhura mujore që shkojnë në 25 mijë lekë.

“Me vështirësi të madhe,” thotë ai.

Në familjen e Vladimirit ka pasur ditë kur buka e ushqimet kanë munguar.

“Po turp është por kemi patur edhe ditë të tilla,” tha ai.

Për shkak të pamundësisë nuk mundet t`ju plotësojë fëmijëve as kërkesat minimale.

“Me mjerim të madh. S’i mbuloj dot,” tha ai.

Për t`i nxjerrë nga varfëria dhe mjerimi ku prej vitesh janë zhytur Vladimiri kërkon ndihmën jo vetëm të institucioneve të pushtetit vendor por edhe çdo kujt që ka mundësi

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.