Welcome to Vlora

13 ditë i zhdukur! Biznesmeni italian kërkonte të zgjeronte punën në Shqipëri, partnerja: S’kishte konflikte! Në makinën e djegur u gjetën kocka, vjen AND-ja e familjarëve

Zhdukja e biznesmenit Davide Pecorelli ka bërë bujë në Shqipëri. Në mjetin e marrë me qera nga ai kishte dhe eshtra, të cilat po ekzaminohen. Partnerja e tij shqiptare konfirmoi se ai kishte ardhur në Shqipëri për të zgjeruar biznesin e tij dhe se në dijeninë e saj 45-vjeçari nuk kishte konflikte. Hetimet kanë nisur por ende nuk ka një pistë konkrete për zhdukjen e tij.

Biznesmeni italian, Davide Pecorelli është zhdukur prej 13 ditësh në Shqipëri. Alarmi është vënë nga mediat italiane ditën e djeshme, disa ditë pasi mjeti që 45-vjeçari kishte marrë me qera sapo kishte mbërritur në aeroportin e Rinasit, u gjet i shkrumbuar nga flakët në Reps të Pukës.

Biznesmeni kishte mbërritur në Shqipëri për të zgjeruar biznesin e tij dhe kishte zhvilluar takime në disa qytete të vendit, ku edhe kërkonte që të hapte zyra. Por nuk dihet si ka përfunduar…

 

Në sendiljen e parë të mjetit tip “Skoda” janë gjetur dy eshtra, një orë dhe një telefon, që dyshohet se i përkasin 45-vjeçarit. Për të analizuar nëse eshtrat i përkasin trupit të një njeriu janë sjellë për t’u analizuar në Tiranë, ndërsa nga Italia po vijnë mostrat e ADN-së së familjarëve të tij për të bërë krahasimin.

Partnerja e tij, me origjinë shqiptare, pretendon se Pecorelli kishte marrë për të shpenzuar në Shqipëri vetëm 400 euro, dhe se në dijeni të saj nuk ka pasur konflikt me askënd. Ajo gjithashtu konfirmon se partneri i saj, i kishte premtuar punonjësve të tij në Itali kthimin në datën 10 janar, disa ditë para se të zhdukej pa lënë gjurmë.

Gjithë çka dihet është se 45-vjeçari ka udhëtuar nga Tirana në Vlorë, më pas ka shkuar në Shkodër dhe në Pukë, ku edhe është shënuar gjurma e fundit e tij. Gjithë çfarë dihet deri më tani është që biznesmeni po kthehej në hotel kur është djegur mjeti, por nuk dihet sesi ka përfunduar fati i tij.

Ndërkohë që ngjarja ka bërë bujë si në Shqipëri dhe në Itali, edhe pse kanë kaluar 13 ditë, Policia e Pukës ende nuk e ka ndarë sesi është djegur mjeti. Nuk ka dalë akoma rezultati i hetimeve nëse i është vënë flaka, apo ka pësuar ndonjë defekt teknik.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.