Welcome to Vlora

“Ku është mami dhe babi…ajo ka një këmbë të thyer”. 4 anëtarët e familjes vdiqën, vogëlushja rrëqeth me fjalët

Në ngjarje e rëndë ndodhi pak ditë më parë, ku 4 anëtarë të familjes Avdiaj humbën jetën nga aksidenti i rëndë te Rruga e Kombit.

Djali i madh i familjes, Mirsad Avdijaj, i cili nuk ndodhej në mjet me babanë dhe njerkën ka treguar lidhur me gjendjen e të mbijetuarës së vetme.

Bëhet fjalë për 2-vjeçaren Violeta, e cila sipas tij është zgjuar për pak dhe sapo ka hapur sytë ka kërkuar prindërit e saj, të cilët ndërruan jetë në vend.

“Tani është më mirë edhe pse ka pësuar trauma. Ajo ka një këmbë të thyer, edhe në fytyrë ka pësuar lëndime. Tani është më mirë, kur i ka çelur sytë na ka pyetur ku është mami dhe babi…Pastaj ka rënë sërish në gjumë,”- tha Mirsad Avijaj për Gazetën Express.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.