Edhe pse jemi zyrtarisht në pranverë, vendi ynë po përballet me temperatura të pazakonta. Sipas sinoptikanëve vendi është në ndikim të një sistemi frontal i cili do të vijojë do të sjellë reshje shiu e dëbore.
Ditët e para të javës së ardhshme parashikohen me sisteme vranësirash si dhe reshje shiu. Reshjet hera herës do të pasohen nga shtrëngata me rrufe.
Dëbora do të përfshijë të gjitha zonat malore e kodrinore. Përgjithesisht parashikohen me intensitet mesatar por në veri e juglindje në momente të caktuara edhe e dendur. Në zona të izoluara në kuota të ulta do të shihen flokë dëbore.
Prej mesjavës depërtimi i rrymave të acarta në Europën lindore do të ketë ndikim periferik edhe në vend. Ashtu si në tabelë vërehet rënie temperaturash të cilat do të sjellin ngrica si dhe erë të ftohtë veriore e verilindore. Dallgëzimi i forcës 4 ballë.
Shto koment