Welcome to Vlora

Zjarri në malin e Çikës, prefekti i Vlorës: Presim të ndërhyjë helikopteri

Në ditën e katërt të zjarrit në Malin e Çikës sot kanë mbërritur 90 ushtarë të Forcave të Armatosura, të cilët po punojnë në zonën e zjarrit për shuarjen e flakëve.

Terreni është mjaft i rrezikshëm për shkak të malit të thepisur dhe ndërhyrja është pothuajse e pamundur sepse ushtarëve iu rrezikohet jeta.

Prefekti i Vlorës Flamur Mamaj është shprehur se ditën e sotme do të vijë dhe një helikopter i cili do të shuajë përfundimisht këtë zjarr.

“Po menxhojmë situatën. Një vatër që është në disa gropa të malit. Janë djegur 70 hektarë  me shkurre por dhe pyje deri tani në gropat e Çikës, aty ku është dhe zjarri.

Presim të mbërrijë helikopteri. E vështirë për të ndërhyrë në këmbë. Rrezik për jetën e punonjësve.

Do të vijë një helikopter. Nuk ka asnjë rrezik, përtej panikut. E them me bindje se zjarri do të fiket brenda ditës së sotme”, tha ai.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.