Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, i ka bërë thirrje shqiptarëve që të vizitojnë bregdetin e Vlorës gjatë këtij sezoni turistik.
Sipas Lelit Vlora ofron për qytetarët pushime të lira, pa shpenzuar shumë para. Ai theksoi se çmimet në Shqipëri janë më lirë se jashtë vendit dhe pushuesit mund të gjejnë shumë hotele pa qenë nevoja që të paguajnë shumë.
“Do ishte mirë të kishte më tepër lëvizje. I bëj thirrje qytetarëve nga Kosova të vijnë në Vlorë. Do të doja shumë që Vlora të flasë shqip. Sigurisht kam vërejtjet e mia për restorantet dhe hotelet pavarësisht çmimeve të larta që mund të ketë tek tuk, pushimet këtu bëhen më lirë se kudo tjetër. Ka hotele për ata që duan të harxhojnë shumë dhe për ata që duan të harxhojnë pak.
Që nga nesër do shkoj te hotelet që ofrojnë çmime të lira për ti promovuar. Vlora është shumë e shtrenjtë për ata që dua të harxhojnë dhe e lirë për ata që duan të kursejnë. Vlora është vendi ideal që ka të gjitha fashat e çmimeve. Çmimet në Shqipëri janë më lirë se kudo tjetër”, u shpreh Leli.
Shto koment