Welcome to Vlora

Zjarri në farmacinë në Vlorë i qëllimshëm? Fqinja: Ishte një zhurmë si bombë, u tremba shumë nuk merrnim dot frymë

Një banore e pallatit ku ndodhet farmacia që u përfshi nga flakët gjatë natës në Vlorë, ka përshkruar momentin kur ra zjarri një kat poshtë shtëpisë së saj.

Ajo tha se në fillim shpërtheu diçka me zhurmë e më pas u përhapën flakët. Zonja shprehet se kishte shumë tym në pallat sa po I merrej fryma dhe u panikos.

“Kishte shumë tym nuk merrnim dot frymë. Ishte një zhurmë si bombë, kur dola këtu u bllokova, vdiqa, qeni e nuhati para nesh. Orën nuk e mbaj mend nuk e pashë se u tremba shumë më rrihte zemra. Jam trembur shumë, kisha frikë thashë se do vdesim por shpëtuam.”– tha zonja.

Policia ka bërë me dije se zjarri në biznesin e shtetases Resmina Isakaj ra gjatë natës ku është djegur pjesërisht farmacia nga brenda. Ngjarja ndodhi në në bulevardin “Ismail Qemali” , ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.