Welcome to Vlora

Rama: Të rinjtë mos largohen nga Shqipëria, do ta sjellim BE-në këtu në vendin tonë

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në Kongresi e Dytë Ndërkombëtar të Nanoteknologjisë që po mbahet në Tiranë.

Rama u ndal edhe tek të rinjtë që shkojnë jashtë vendit për të studiuar duke theksuar se ato kanë mesataret më të larta në raport me studentët e tjerë të huaj janë shqiptarë, teksa tha se kjo tregon se baza në gjimnaze është fuqizuar.

Kreu i qeverisë tha se do të propozojmë që të njehësohen diplomat e universiteteve tona me ato të BE, kështu që të rinjtë mos kenë nevojë të ikin më jashtë.

Në një drejtim që vendi ynë ka shumë për të bërë. Ne mund të bëjmë shumë njësoj si tjetër në aspektin pozotiv. Idenë e parë që kanë është të rinj është që lë largohen dhe të vazhdojnë studimt jashtë. Është një ide legjitime për të synuar universitetet më të mira europiane dhe është fakt që shqiptarë, vajzat dhe djemtë që mbarojnë të mesmen në Shqipëri shkëlqejnë në universitete më prestigjoze dhe kanë mesataret më të larta të studentëvë të huaj.

Kjo tregon se baza në arsimim është fuqizuar por na vë para përgjegjësisë që të fuqizojmë univeristetin. Kemi shumë drejtime ku të punojmë duke rritur kapacitetet dhe rezultatet. Dua ta mbyll me një koment mbi një nismë të përbashkët mes Shqipërisë dhe Holandës për të angazhuar bashkësinë europiane në një drejtim ky synojmë konkretizim të vizionit.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.