Welcome to Vlora

‘Zgjohet’ P.D-ja e Vlorës me moton ‘Orikumi Bashki’ .Takim me banorë të zonës

Me moton: “Orikumi bashki” zhvilluam një takim me banorë të zonës së Orikumit, Radhimës, Dukatit, Tragjasit, etj, por edhe me anëtarë e simpatizantë të PD në kuadrin e dëgjesave publike për reformën Territoriale Administrative.

Në takimin e organizuar morën pjesë nënkryetari i PD, z. Oerd Bylykbashi, sekretari për pushtetin vendor, z. Ylli Asllani, drejtuesi politik i qarkut Vlorë, z. Bujar Leskaj, deputeti Fatjon Veizaj.

PD, ashtu si edhe gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare në 2021, ka pasur për Orikumin një qëndrim konstant: Orikumi duhet të kthehet bashki, ashtu siç ka qenë.

Në 2014 Orikumit iu hoq padrejtësisht bashkia, duke bërë që investimet në këtë zonë, të ngadalësoheshin, madje dhe taksat e larta që mblidheshin të mos u riktheheshin banorëve të zonës në shërbime e mundësi zhvillimi.

Projektet u ndërprenë dhe zhvillimi i zonës u ngadalësua, sepse reforma Territoriale e Administrative e vitit 2014 u bë nga PS thjesht për arsye elektorale dhe përqëndrimin e pushtetit.

PD reformën e re Territoriale e Administrative e ka ndër prioritetet e saj, pasi synon një ndarje të drejtë dhe rikthimin e pushtetit te qytetarët, të cilët meritojnë një qeverisje tjetër.

PD e bashkuar do të zhvillojë betejën e saj në Kuvend, edhe pse ndoshta mund të mos ketë numrin e deputetëve.

PD do të kërkojë edhe zhvillimin e referendumeve për këtë çështje.

Falenderoj të gjithë ata banorë të zonës, drejtues të pushtetit vendor ndër vite, etj, të cilët paraqitën problematikat, gjeneruan ide dhe propozuan zgjidhje: Kanan Braho, Ajri Allushi, Mitro Çapo, Agron Sharra, Berdo Berdo, Hamza Kuteli, Nako Mjaltaj, Klodjan Merkohitoj, etj

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.