Welcome to Vlora

‘Godet’ sërisht Balluku: Mos e lini hapur derën e frigoriferit, as karikuesin në prizë

Pas këshillave për larjen e rrobave jo më shumë se me 30 gradë, zv. kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku vazhdon me këshillat e saj për kursimin e energjisë.

Ajo gjatë një fushate sensibilizuese për kursimin e energjisë që nisi nga shkolla “Lasgush Poradeci”, tha se gjatë dimrit temperatura e kondicionerit nuk duhet graduar më shumë se 21 gradë.

Ajo po ashtu shtoi se dera frigoriferit nuk duhet që të qëndrojë e hapur dhe këshilloi të vegjëlit se vëllai të heqë karikuesin nga priza.

“Ne do kërkojmë përmes jush në këtë fushatë, që të ktheheni në zëdhënësit e kursimit të energjisë elektrike. Nëse kursejmë 1% të konsumit vjetor energjitik, ndërmarrjet do të shërbenin 28 milionë nga buxheti shtetit. E dini ju që kur e heqim telefonin nga karikimi, karikuesi që mbetet në prizë konsumon energji? Deri më sot nuk e kemi vrarë ndonjëherë mendjen se kemi thënë çfarë do ndodhë me 1 karikues? Po me 1 milionë karikues të gjithë në prizë në të njëjtën kohë? E dini ju që kur hapim derën e frigoriferit harxhohet më shumë energji? Se duhet të ruajë 4 gradëshin që është niveli i sipërm. Kur hapet dera e përballet me 25 gradët e temperaturës nis të punojë më shumë. Pra që kondicioneri duhet të qëndrojë gjatë dimrit jo më shumë se 21 gradë e gjatë verës jo më pak se 27 gradë. Dera frigoriferit nuk duhet që të qëndrojë e hapur. Vëllai të heqë karikuesin nga priza. Kur gjyshin e zë gjumi para TV e t’i afrohesh për t’i marrë telekomandën e thotë mos e fik, ai është momenti që duhet fikur TV pasi nuk po e ndjek kush e është momenti që duhet të kursejmë energji. Jam e sigurt që ju duhet të jeni zëdhënësit më të mirë për fushatën e kursimit dhe do jeni heronjtë e energjisë”, tha ajo.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.