Welcome to Vlora

Zgjedhjet lokale/ Edi Rama do të mbledhë në Durrës kryebashkiakët e drejtuesit e PS-së në qarqe

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë në qytetin e Durrësit kryebashkiakët dhe drejtuesit e Partisë Socialiste në qarqe.

Mbledhja do të bëhet në datat 7-8 tetor dhe në fokus të bisedimeve do të jenë zgjedhjet lokale të vitit 2023.

Kujtojmë se kreu i qeverisë u takua mëngjesin e së hënës jo formalisht edhe me presidentin Bajram Begaj. Në fokus të bisedës ishin zgjedhjet e kësaj pranvere.

Tashmë pritet që kreu i shtetit të takohet edhe me krerët e Grupeve Parlamentare për të diskutuar rreth datës së zgjedhjeve lokale, 2023.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.