Welcome to Vlora

SHBA sanksionon kryeministrin boshnjak për aferën e ngjashme me “patronazhistët

Departamenti i Thesarit Amerikan ka sanksionuar kryeministrin boshnjak Fadil Novaliç për një aferë të ngjashme me “patronazhistët” në Shqipëri.

Sipas Thesarit Amerikan, në cilësinë e si kryeministër, Novaliç “keqpërdori të dhënat e pensionistëve për të mirën e partisë së tij politike dhe në kundërshtim me ligjin boshnjak”.

Sipas autoriteteve amerikane: Në javën para zgjedhjeve të 2018-ës, Novaliç përdori të dhënat e pensionistëve që kishte marrë përmes pozicionit të tij zyrtar. Kjo, për të dërguar letra duke renditur arritjet e tij dhe duke premtuar rritje të pensioneve në një vend ku çështja e pensioneve ka një rëndësi të madhe politike.

“Ky veprim shkel ligjin e BiH dhe pasqyron një model më të gjerë, të raportuar publikisht të përdorimit të pozicionit të tij të ndikimit politik për përfitime personale ose partiake, duke minuar proceset ose institucionet demokratike në BiH”, thekson më tej njoftimi.

Novaliç u emërua nga autoritetet amerikane si “përgjegjës ose bashkëpunëtor ose përfshirje direkt ose indirekte në veprime ose politika që minojnë proceset ose institucionet demokratike në Ballkanin Perëndimor”.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.