Welcome to Vlora

‘Zgjati me ditë’, historia e jashtëzakonshme e Gencit nga Vlora, që shkoi në Itali me fuçi

Në emisioni “Shqip” nga Rudina Xhunga në Dritare TV ishte i ftuar Genci Rexhepaj, një shqiptar i cili prej katër vitesh jeton në Këln, të Gjermanisë. Kur u nisëm na dukej sikur Italia ishte në Sazan. Mendonim se do të arrinim për disa orë. Por zgjati me ditë. Nuk e dinim se çfarë na priste. Natën dëgjonim ulërima në det, vdiqëm, vdiqëm”, shprehet Genci Rexhepaj, duke kujtuar udhëtimin më të vështirë të jetës, sot nga Gjermania! Ai tregon se është nga Vlora, por ka jetuar prej 25 vitesh në Itali, në Toskana. Në 22 shtator të vitit 2018 ai largohet së bashku me familjen drejt Gjermanisë.

“ Eksoidi im i parë ka nisur në mars të vitit ’91, ka qenë drejt Italisë. Ishte një moment shumë i vështirë në Shqipërinë e asaj kohe sepse këtu çdo gjë kishte marrë fund. Ishim pa punë, pa shpresë për të ardhmen. Jemi larguar me zadra, katër fuçi bitumi prej llamarine në çdo krah që lidheshin sëbashku dhe i vendoseshin dërrasa përsipër për të krijuar kështu një mjet transporti primitiv që do të na çonte drejt Italisë nëpërmet Vjosës. Isha duke shëttiur me një mik përgjatë skelës dhe ai ma propozoi idenë.

Vëllezërit i kisha jashtë, kishin ikur me vizë drejt Italisë me tragetin e dytë që u largua atëherë dhe mendonte që mund të na ndihmonin. Edhe unë tentova atëherë për të ikur më vëllezërit, por regjimi ishte ende i ashpër dhe dikush tha se do largohesha për të mos u kthyer më, e kështu nuk ma dhanë vizën. Tentova të ikja nga Durrësi, aty më mbajtën edhe pasaportën sepse më thanë që figuroja me probleme, për shkak të tentativës së parë.

Im atë ishte oficer, kurse ime më arsimtare, nuk kisha probleme me shtetin e ndaj kjo më habiti. Kërkova pasaportën por një polic më kërcënoi, më tha të ikja sa nuk më kishin futur brenda në birucë e të mos dintë më gjë njeri për mua. U ktheva në Vlorë, i detyruar. Vëllezërit ndërkohë ndodheshin në jug të Italisë dhe kur u bë eksodi i parë, ata u bashkuan me refugjatët për të përfituar dokumentat. Me vëllezërit lidhesha me vështirësi sepse në atë kohë nuk kishte as telefona, shkonim në postë që të lidheshim me ta.

E pranova propozimin e shokut por rëndësinë ia pashë kur shkuam dhe pamë zadrën tek ndërtohej. Vërtet parahistorike, ishte e frikshme. Më pas këtë zadrën e morën dhe e transportuan buzë detit kur qëndronin edhe 17 zadra të tjetra. Që prej aty u nisëm menjëherë, ishim 9 veta mbi një zadër. Kur e kujtoj tani, është çmenduri sepse ato ishin shumë të pasigurta. Ishin thjesht katër fuçi prej llamarinë të lidhura me litar ku sipër qëndronin disa dërrasa dhe bëhej një trup i vetëm.

Vështirë se të çonin deri në Sazan e jo më deri në Itali. Mbi të qëndronin 9 veta, dhe drejtohej nga 4 lopata, dy përpara dhe dy pas. Policia erdhi dhe na pa, por nuk na thanë gjë. I lanë njerëzit të iknin. Me vete kishim marrë disa ushqime dhe mendonim që për pak orë do ishim në itali. Duke ecur arritëm në drejtimin e Sazanit. U propozova që të ecnim duke e lënë Sazanin në shpinë si pikë orientimi.

U spostuam majtas, e vumë Sazanin pas dhe po ecnim në drejtim të Italisë. Duke ecur na erdhi errësira, si mund të lundroje në errësirë? Nuk shikonim asgjë. Mua më kishte treguar dikur një peshkatar që nëse rastis të ikësh në fuçi, mos harro. Bëj një tel në formën e shkronjës T, si kryq, sepse më anë të valëve të kapin anije të tjera që mund t’ju ndihmojnë. Ua propozova këtë zgjidhje dhe pashë se nga Perëndimi dallohej Arusha e madhe. Mendova që të mbanim atë si orientim dhe të ecnim drejt dhe pastaj të rrotulloheshim nga e marta në të djathtë si puna e orës. Duke ecur e duke u spostuar majtas, na gjeti e nesërmja.

Nuk po shikonim asgjë, vetëm det. As anije, as ndonjë avion e as tokë. Të nesrmën filloi edhe sherri. U frikësuan, më thoshin që po i drejtoja gabim, që po ecnim kuturu. I thashë të mbanim këtë drejtim sepse e dija që nga lind dielli është Shqipëria dhe nga perëndon është Italia. Nisën debatet dhe u tërhoqa, i lashë ta drejtonin si të donin. E provuan një ditë ta drejtonin vetë, e panë që po ecnin kot se nuk kishin as busull dhe më thanë që ta drejtoja unë më mirë. Unë ndoqa drejtimin e parë, por kur erdhi mbrëmja ishim të rraskapitur.

Thoshin: nuk kemi më shpresë, ne do vdesim. Duke ecur na ra edhe njëra nga lopatat. U thashë që duhet ta merrnim patjetër sepse ndryshe na dilte dhe tjetra jashtë funksionit dhe ngeleshim me dy. U hodha në mes të detit teksa nga zadra më bërtisinin se ishte thellë dhe kishte peshkaqenë. Unë mora lopatën dhe u ktheva, u thashë që s’kishim zgjidhje na duhej patjetër. Atëherë në atë moment pamë një anije”, u shpreh ai në Dritare TV./M.K/dritare.net

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.