Welcome to Vlora

Emigroi me gomone në Itali, gruaja rrëfen tmerrin e përjetuar: Na hodhën 3 km larg bregut, kishte fëmijë që bërtisnin e kërkonin nënat

Xhemilja ka ardhur nga Italia për “Ka Një Mesazh Për Ty” sepse ka një brengë për fëmijët e saj. Ajo dëshiron t’iu kërkojë ndjesë në programin “E diela shqiptare” në Tv Klan sepse fajëson veten se nuk ka qenë pranë tyre kur ata ishin të vegjël.

Nga ana tjetër, ajo është një nënë që është përpjekur të bëjë më të mirën për ta. Kur djali i madh, Eraldi ishte vetëm 2 vjeç, u detyrua ta linte nën kujdesin e dy gjysheve sepse duhet të shkonte në Itali, si shumë emigrantë të tjerë.

Hipur në një gomone, zemra e saj ndodhej në Shqipëri, teksa rojet kufitare italiane pikasën mjetin e lundrimit duke e kthyer udhëtimin në një tmerr.

Ardit Gjebrea: Pse, çfarë ka ndodhur?

Xhemile: Kam ikur me gomone si të gjithë emigrantët.

Ardit Gjebrea: Me gomone? Si ishte rruga, si e kujton?

Xhemile: Po. Tmerr, një tmerr i vërtetë. Djalin e kam lënë 2 vjeç.

Ardit Gjebrea: Djalin e le 2 vjeç këtu. Po kush ishte në Itali, ishte bashkëshorti?

Ardit Gjebrea: Ai punonte, ti nuk kishe dokumenta dhe për t’iu bashkuar, vendosje të merrje gomone e të shkoje. Dhe e le djalin 2 vjeç. Me kë jetonte djali?

Xhemile: Me mamanë time dhe me mamanë e burrit.

Ardit Gjebrea: Me të dy gjyshet. Dhe ju shkuat në Itali. Rrugë e vështirë besoj?

Xhemile: Po, shumë e vështirë. Na erdhi policia me gomone aty dhe Guardia di Finanza dhe ato çfarë bëjnë? Na hedhin në det, kishim më shumë se 3 km për të shkuar në breg.

Ardit Gjebrea: 3 km larg bregut ju kanë hedhur?

Xhemile: Po, që na ka hedhur në ujë, aty kishte fëmijë, dëgjoje “ndihmë mami, më ndihmo” se aty ishim 45 veta, por që kemi dalë shumë pak në breg. Çdokush të shpëtonte kokën e vet atë ditë.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.