Welcome to Vlora

Vlorë / ‘Tri orë në det të hapur, me motrën dhe nipin’: rrëfimi i njërit prej sirianëve që u zbritën nga gomonia

Një prej sirianëve të kapur mbrëmjen e djeshme në grykëderdhjen e Vjosës ka treguar për mediat se destinacioni i tyre ishte kalimi drejt Italisë e më pas në vendet e Europës.

I pyetur nga gazetarët ai thotë se kanë qëndruar për 3 orë në det të hapur. “Kam ardhur me motrën dhe djalin e saj. Jemi shumë të frikësuar. Kemi qëndruar 3 ditë. Donim të iknim në Europë. Paratë i ka paguar im vëlla, nuk e di sa lek ka paguar, ne donim të shkonim në Itali ….në Europë , kudoqoftë. Kemi qëndruar për rreth 3 orë në det”,  thotë siriani per abcnews.al.

50 e imigrantët u sh[ëtuan mbrëmjen e djeshme. Ata u sjpëtuan mbrëmjen e djeshme, ku me styrekishte gra, burra dhe fëmijë. Emigrantët ndodheshin në një gomone, ndërsa pisnin të inin drejt Italisë. Pavarësisht kushteve mjaft të vështira atmosferike dhe me një det mbi 5 ballë, gomonia ishte gati për t’u nisur për në Itali.

Strukturat lokale në Vlorë e kishin në përgjim grupin kriminal që do të realizonte transportin e tyre në Itali, por në lëvizje janë vendosur pas një telefonate. Në sallën e policisë Vlorë një person ka kërkuar ndihmë. “Gomonia po mbytet, ndihmë”.

Klandestinët qëndruan rreth 3 orë në det të hapur. Shumë prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore i janë drejtuar spitalit Rajonal të Vlorës.

16 persona morën ndihmë të specializuar në Spitalin Rajonal të Vlorës,  ndërsa 9 burra dhe gra u nisën drejt Spitalit të Traumës, mes tyre tre fëmijë nën moshën 10 vjeçare.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.