Welcome to Vlora

Vlorë/ Policia Rrugore arreston 3 persona, drejtonin mjetin në gjendje të dehur, pezullohet leja e drejtimit për 7 të tjerë

Policia Rrugore është prezente gjithnjë e më shumë në të gjitha akset rrugore të vendit, duke siguruar mirëqenien e të gjithë drejtuesve të automjeteve dhe këmbësorëve që janë viktima të aksidenteve. Policia Rrugore në Vlorë në vijim të kontrolleve intensive ka arrestuar tre drejtues mjetesh pasi i kapi në  flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Gjithashtu është bërë me dije edhe pezullimi i lejes së drejtimit për shtatë drejtues të tjerë, katër prej tyre për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 3 për drejtim të mjetit nën ndikim e alkolit. Kontrollet e shtuara kanë për qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.  Gjithashtu, shërbimet e Policisë Rrugore angazhohen çdo ditë, në akset rrugore në afërsi të shkollave, me qëllim normalizimin e trafikut dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore.

Policia Rrugore e Vlorë apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin e mjetit, nën efektin e alkoolit

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.