Makina e një biznesi në Vlorë ka marrë zjarr rreth orës 3:30 në lagjen “24 Maji”. Automjeti “Volskswagen Transporter” ishte i parkuar në kohën kur ka shpërthyer zjarri. Policia e Vlorës dyshon se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike. Megjithatë grupi hetimor po punon për zbulimin e shkaqeve.
Policia e Vlorës njoftoi se “më datë 01.02.2022, rreth orës 03:30, në lagjen “24 Maji”, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht automjeti tip “Volkswagen Transporter”, në pronësi të një firme, i cili ishte i parkuar. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.”
Shto koment