Welcome to Vlora

E rëndë, një makinë përfundon në lum. Brenda mjetit ndodhen shoferi dhe disa pasagjerë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, vendi “Kthesa e Murrashit”.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Shkumbin.

Policia tha se brenda mjetit ndodhet shoferi dhe disa pasagjerë. Në vendin e ngjarjes ndodhen edhe shërbimet e zjarrfikseve dhe po punohet për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit dhe të pasagjerëve.

Nuk dihet ende nëse ka viktima nga ky aksident.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 09:10, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, vendi “Kthesa e Murrashit” , ka dalë një mjet nga rruga dhe për pasojë ka rënë në Lumin Shkumbin.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë Elbasan dhe shërbimet e zjarrfikseve dhe po punohet për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit dhe të pasagjerëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.