Duket se vera nuk është e vetmja pikë e fortë e qytetit bregdetar të Vlorës.Edhe dimri ka atraksionet e saj .Janë të shumta vëndet që mund të vizitohen edhe në këtë periudhë Migen Xhelo,Administrator i Travel Club Albania tregon në një intervistë të veçantat e kësaj stine.
Cilat janë pikat turistike që mund të vizitohen në dimër?
Vlora edhe pse promovohet vetëm për turizmin e verës, dhe kjo vjen si munges vizioni nga ana e operatorëve turistik që operojnë në Vlorë. Ne kemi me qindra atraksione, monumente të kulturës dhe natyrës. Po marr shkas duke qënë se sivjet është në vëmëndje rruga e Lumit të Vlorës, Fshatrat e Vlorës përveç natyrës së mrekullueshme që ofrojnë, secili fshat ka një histori për të treguar dhe monumente pa fundë.Po e filloj me shpellen e Shkruar në Lepenicë, shpellat e velçës, ura shekullore e fshatit Brataj, Rrethi i plakës, guri me qiell ose ndryshe sofra e Zotërve në Vranisht, buronjat e Kuçit e tj. Ajo çka e bënë më intrigues këtë guidë është kombinimi i Lumit dhe detit në kthim nga Riviera. Gjithashtu sitet arkeologjike si Oriku, Amantia, Muri fortifikues i aulonës së lashtë, muzetë, manastiri i Zvërnecit, Parku natyror kombëtar Llogara për ata që kanë hobi sporte si hiking përshëmbull.
Cilët e vizitojnë më shumë Vlorën në këtë periudhë?
Më së shumti vizitorët janë Shqiptarë nga Tirana kryesisht dhe guida të interesit të veçantë si eksplorues të natyrës por edhe Shkolla, fakultete të historisë të cilët vijnë për të vizituar sitet historike.
Meqë po flasim për histori ,kush janë pikat më interesante dhe pse ?
Padiskutim Sheshi i Flamurit nga aty ku është ngritur flamuri, ku është kënduar himni për herë të parë. Muzeu i pavarësisë aty ku u krijua qeveria provizore, Klubi Labëria dhe objekte të tjera historike si rruga Justin Godart etj.
Po turistë të huaj me çanta ka në këtë periudhë?
Turist të huaj me çanta ose Backpackers ndryshe, më së shumti ka gjatë verës për arsye se ata flen me çandra dhe normalisht kjo periudhë nuk është e përshtatshme për aventura të tilla, por edhe ka. kuptohet, rrallë.
Si mund të gjej drejtim një turist për pikat që duhet të vizitoj?
Përsa i përket informacionit mund ta gjejnë në internet, në guidat që shiten nëpër librari ose pikat e infopoint të projektit të ministrisë që janë ndërtuar . Edhe pse këto gjatë dimrit hapen me orar më të kufizuar.Sot informacioni është online kështu që nuk ka problem.
Shto koment