Welcome to Vlora

VIDEO/ Balluku: Punimet në tunelin e Llogarasë po ecin me ritme të shpejta

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar punimet në tunelin e Llogarasë.

Balluku tha se punimet kanë ecur mirë dhe se tashmë janë hapur 5.5 kilometra nga 6 që janë.

“Vepra ka të bëjë me infrastrukturën, ky është tuneli që ishte kthyer në një ëndërr për të gjithë shqiptarët, sidomos për investitorët në jug, për vizitorët që e duan bregdetin e jugut. Qafa e Llogarasë ishte sfidë për drejtuesit.

Ky tunel do jetë një arritje e madhe për zhvillimin ekonomik të jugut të Shqipërisë, për lidhjen që do të bëhet me aeroportin e Vlorës. Këto vepra do të ndihmojnë njëra-tjetrën”, tha Balluku.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.