Welcome to Vlora

Edhe gjelat e detit “me naftën”, fermerët e çojnë në 1300 kilogramin

Këta gjela duket sikur tregojnë krenarinë për çmimin rekord me të cilin fermerët po i nxjerrin në treg këto ditë të fundit të vitit.

“Çmimi sivjet është 1300 lekë, vjet ka qenë 800 lekë. Nuk kemi mundësi ta blejmë. Se përballon dot. Sa vjen e rritet,” thonë qytetarët.

Krahasuar me një vit më parë, çmimi ka shënuar rritje deri në 500 lekë për kilogram, duke u bërë të papërballueshëm për një pjesë të qytetarëve

“Jo unë se marr dot. Me 7000 lekë pension çfarë të marr?!

Edhe mund të mos e blejmë, se përballojmë,” thonë ata.

Në këto kushte, një pjesë e pensionistëve dhe familjet në pamundësi ekonomike, thonë se nuk do ta kenë “mbretin” në tryezën festive.

“Do të marrim kofsha pule,” thotë një i moshuar.

Tregtarët e gjelave të detit nga ana tjetër rritjen e çmimit deri në 40 % e lidhin me kostot e shtuara dhe të ndikuar nga vala e rritjes së çmimeve në përgjithesi.

“E dinë ata që kanë rritur çmimet. Duke filluar që tek nafta dhe te misri,” thonë ata.

Rritja e çmimeve në mënyrë abusive kryesisht gjatë festave është një traditë e keqe që vijon prej vitesh në vendin tonë.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.