Welcome to Vlora

Peshkonin me lëndë plasëse artizanale, merren nën hetim tre persona në Vlorë

Tre persona janë marrë nën hetim në Vlorë, pasi akuzohen se kanë peshkuar në mënyrë të paligjshme duke përdorur lëndë plasëse.

Nën hetim në gjendje të lirë janë marrë M. Z, Y. H, banues në Vlorë dhe K. P, banues në Fier.

Ata janë konstatuar në fshatin Delisuf, duke gjuajtur peshk në mënyrë të paligjshme, me lëndë plasëse artizanale.

Gjatë kontrollit fizik të njërit prej tyre, M. Z, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4 copë lëndë plasëse të përgatitur në mënyrë artizanale.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.