Vdiq si hero duke shpëtuar vëllanë dhe shokun, Rama shkon për ngushëllime në familjen e Anri Kashikut në Durrës.
Rama tha se Anri Kashiku do të shpallet “Dëshmor i Atdheut”.
Si ndodhi?
Tre të rinjtë ishin nisur për të bërë plazh në Bisht Pallë gjatë paradites së djeshme, por deti filloi të trazohej në orën 12:00 duke pasur dallgë të mëdha dhe dy 15-vjeçarët kanë hasur vështirësi në ujë. Me t’i parë, Anri Kashiku është futur menjëherë në ujë për t’i shpëtuar.
I riu ka shkuar fillimisht me pedalone për të shpëtuar të miturit, por edhe mjeti filloi të mbytej. Në këtë moment Kashiku ka vendosur të mos e marrë mjetin, duke shkuar të shpëtojë vëllanë dhe shokun e tij me not. Ndërkohë, dallgët e kanë nxjerrë sërish pedalonen në breg.
Shto koment