Welcome to Vlora

U gjet i vdekur në rrugë dhe “alarmoi” kalimtarët, policia jep detajet, ja ç’u konstatua në trupin e viktimës

Policia ka dhënë disa detaje së fundmi lidhur me trupin e pajetë që u gjet mëngjesin e sotëm në rrugë. Mësohet se viktima është shtetasi A. Gj., 52 vjeç, banues në Sarandë.

Raportohet se ai ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale pasi në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 06:30, në lagjen “Nr.1”, Sarandë, në rrugë, është gjetur pa shenja jete, shtetasi A. Gj., 52 vjeç, banues në Sarandë, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.