Për rreth tre orë,ditën e djeshme zona e Plazhit të Vjetër në Vlorë ka mbetur e bllokuar për shkak të një pakoje të dyshimtë në rrugë. Sipas informacioneve të para u dyshua për një sasi eksplozivi të rrëzuar nga ndonjë automjet.
Nga ora 14. 40 kur është dhënë alarmi dhe deri në orën 17. 30 kur është kryer shpërthimi i komanduar nga forcat xheniere të ardhura nga Tiranë, zona dhe rruga ka qenë e bllokuar nga policia që kishte vendosur perimetrin e sigurisë.
Informacioni për një pako të dyshimtë është dhënë nga banorët e zonës që kanë lajmëruar policinë. Pas shpërthimit të komanduar nga forcat xheniere, policia ka njoftuar se nuk bëhej fjalë për lëndë plasëse. Policia njofton se nga veprimet e kryera nga njësia antieksploziv rezultoi se në brendësi të mbështjelljes ishte një tako druri.
Shto koment