Welcome to Vlora

“Triporti i Vlorës do transformohet”, ministrja Balluku njofton koncesionin: Shteti do ta paguajë kur të përfundojë dhe të nisë puna

Ministrja Belinda Balluku ka njoftuar sot dhënien e një koncesioni të ri, për transformimin e Triportit të Vlorës. Ai do jetë porti më i ri modern i ndërtuar në zonën e Vlorës, tha ajo.

“Sot, ka vetëm shërbimet e peshkimit por në të ardhmen do të ketë të gjitha shërbimet komerciale, bazuar në kalatat e reja që do ndërtohen atje. Sigurisht duke akomoduar dhe pjesën e peshkimit, por mbi të gjitha edhe mirëmbajtjen e anijeve. Një pjesë e munguar deri më sot, që shpesh peshkatarët duhet t’i drejtoheshin Italisë për ta bërë këtë”, shtoi Balluku.

Gjatë prezantimit të vendimeve të Këshillit të Ministrave, Balluku tregoi se qeveria nuk ka asnjë detyrim financiar për këtë projekt sepse pagesa do fillojë në momentin kur porti i ri të përfundojë dhe të fillojë operimin.

“Nga të ardhurat që vetë porti do të krijojë, do të jetë momenti që do fillojë të paguhet e gjithë shuma e këtij projekti. Deri atëherë Qeveria shqiptare nuk do të ketë asnjë detyrim financiar”, përmbylli ministrja.

Pjesë nga fjala e Belinda Ballukut:

Miratimi i kontratës së koncesionit te partneriteti publik-privat, për projektin “Ndërtimi dhe mirëmbajtja e Portit të integruar në Triportin Vlorë”. Ky është një projekt që e kemi thënë prej kohësh. Triporti do jetë porti më i ri modern i ndërtuar në zonën e Vlorës.

Sot, ka vetëm shërbimet e peshkimit por në të ardhmen do të ketë të gjitha shërbimet komerciale, bazuar në kalatat e reja që do ndërtohen atje. Sigurisht duke akomoduar dhe pjesën e peshkimit, por mbi të gjitha edhe mirëmbajtjen e anijeve. Një pjesë e munguar deri më sot, që shpesh peshkatarët duhet t’i drejtoheshin Italisë për ta bërë këtë.

Është një nga kontratat më të mira që ne kemi nënshkruar dhe do ta vëmë në zbatim menjëherë pas zbardhjes në fletoren zyrtare, pasi parashikohet që ky financim të fillojë të paguhet nga shteti shqiptar vetëm në momentin kur projekti do ketë përfunduar së ndërtuari dhe në nisjen e parë të operimeve.

Nga të ardhurat që vetë porti do të krijojë, do të jetë momenti që do fillojë të paguhet e gjithë shuma e këtij projekti. Deri atëherë Qeveria shqiptare nuk do të ketë asnjë detyrim financiar.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.