Sipas MeteoAlb vlerat e larta barike që po përjeton vendi ynë do të bëjnë që moti i qëndrueshëm të dominojë përgjatë gjithë 24 orëshit.
Parashikohet që kthjellimet të jenë dominuese në pjesën më të madhe të Shqipërisë gjatë paradites. Por orët vijuese sjellin kalime të pakta vranësirash, të cilat nuk do të mundë të sjellin reshje në territor.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 35°C.
Era do të fryjë e mesatarisht në det me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim mbi 2 ballë.
Shto koment