Welcome to Vlora

Sportisti Bruno Çela rikonstrukton palestrën e mundjes në qytetin e Vlorës, përfitojnë rreth 70 sportistë

Palestra e mundjes në qytetin e Vlorës është shndërruar totalisht duke i ofruar sportistëve të rinj ambiente të reja dhe bashkëkohore për të realizuar si stërvitjen por edhe ndeshjet.

E ndërtuar shumë vite më parë, në të nuk ishin realizuar investime, duke bërë që vështirësia gjatë seancave stërvitore nga ana e të sportistëve, të ishte e madhe. Çati që fuste uji , dërrasa të kalbura dhe çdo gjë tjetër ,deri përpara pak kohësh, ka qënë jashtë përdorimit.

Ka qënë sportisti Bruno Çela i cili ka ndërmarrë nismën për shndërrimin e kësaj palestre duke e kthyer në një prej palestrave më të mira në Shqipëri.

Janë rreth 70 sportist që përfitojnë nga ky investim ndërkohë që tashmë në të do të nis dhe realizimi i kampionateve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Presidenti i federatës së mundjes, Sahit Prizreni, është shprehur se ky investim që do ti shërbejë brezave dhe rinisë ,është ajo për të cilën sporti ka nevojë sepse nëse nuk ka ambiente sportive do të ketë një rini plot me vese  sepse nuk kanë ku të stërviten.

Nga ana tjetër ,sportisti i cili ka realizuar këtë investim, Bruno Çela ,është shprehur se si sportist dhe djalë Vlore e ndjente si detyrim për të realizuar këtë investim ,me qëllim që të rinjtë dhe çdo i apasionuar pas këtyre sporteve, të kenë ambiente komode dhe bashkëkohore.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.