Muaji shkurt nis me shira! Territori shqiptar do të jetë në dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje shiu në ultësirën perëndimore dhe reshje dëbore në zonat malore.
Kështu nis dita e parë e muajit shkurt, për ti lënë vendin ditëve të tjera me diell.
Sipas MeteoAlb gjatë pasdites dhe mbrëmjes moti do të përmirësohet gradualisht në pjesën më të madhe të vendit.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke u luhatur nga -5°C deri në 10°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim mbi 4 ballë.
Shto koment