Welcome to Vlora

Shirat e dendur/ Kryebashkiaku i Vlorës në terren: Nuk ka vend për panik, gjendemi pranë çdo banori

Kreu i Bashkisë së Vlorës ,Dritan Leli ka parë nga afër situatën në lidhje me rrezikun e daljes së lumit Vjosë .Ai ka qenë i shoqëruar nga prefekti dhe kryetari i njësisë administrative, ku kanë vëzhguar nivelin e lumit i cili rrezikon që të dalë nga shtrati në orët në vazhdim.

Leli është shprehur se prania e tij në  Novoselë bashkë me administratorin e zonës, Prefektin dhe Kryetarin e Qarkut, është për të qenë afër çdo nevoje që mund të sjellë situata e rënduar e shirave.

Rritja e nivelit në lumin Vjosë ka nisur që prej mbrëmjes së kaluar por edhe pse niveli ka qenë i lartë, nuk e kaluar atë kritik.

Kjo situatë mund të përkeqësohet nëse vijon në orët në vazhdim ,çka mund të sjellë dhe përmbytje të fshatrave ,ku ai më i rrezikuari është fshati Fitore dhe më pas të tjerët.

 

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.