Iku marsi po ikën dhe prilli por ende nuk duken dy satelitët që kryeministri tha se do të hidhte në orbitë.
Në tetor të 2021 Rama pasi dha premtimin publikoi edhe një video në rrjetet sociale, ndërsa informohet nga një ekspert hapësinor për mënyrën se si lëshohen satelitët në hapësirë. Sipas kryeministrit sateliti i parë shqiptar në hapësirë, “Albania 1” do të lëshohej në muajin mars, ndërsa i dyti në muajin qershor.
Përmes një postimi në twitter Rama thotë se vonesat nuk janë në dorën e tij dhe me ironizon qytetarët dhe ata që i kujtojnë premtimin.
Ndërkohë që jetojmë në ditët ku kryeministri është duke folur për krizë dhe kursim.
“Padurim të madh paskan pasur disa për satelitët e sipas modës së re thonë ç’të duan pa pyetur fare more si është puna! Po një gjë cuditem si nuk duan ta kuptojnë:Unë them atë që bën e bëj atë që them dhe kur vonesat s’janë në dorën time thjesht bëj durim,po zotimit s’i ndahem jo!”
Shto koment