Welcome to Vlora

E përdhunuan dhe e hodhën në rezervuar, burg përjetë për vrasësin e Drita Saliajt

Gjykata e Fierit ka shpallur sot fajtorë tre autorët e vrasjes makabre të Drita Saliajt, ngjarje e ndodhur më 6 janar të vitit 2020.

Mësohet se gjykata ka dënuar me burgim të përjetshëm Ervis Zotajn, ndërsa ka dënuar me nga 17 vite dhe 14 vite burgim dy personat e mitur të përfshirë në vrasje, Sindi Shehaj dhe Luis Saliaj.

Drita Saliaj, 52-vjeç, u mbyt në rezervuar nga nipi i burrit të saj, Luis Saliaj dhe dy shokët e tij Ervis Zotaj dhe Sindi Shehaj.

Në dosjen e prokurorisë thuhej se 52-vjeçarja është përdhunuar para se të hidhej në rezervuar.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.