Welcome to Vlora

Rritet përdorimi i biçikletave në Vlorë, problem korsitë

Rritja e çmimit të naftës, trafiku i rënduar, ka shtuar numrin e qytetarëve që përdorin dyrrotakët jo vetëm për sport por edhe si një mjet për të kryer punët e ditës.

Jurgen Collaku, kreu i zyrës së urbanistikës pranë bashkisë Vlorë thotë se pas ndërtimit të korsive të para të biçikletave është parë një rritje e lartë e numrit të përdoruesve.

Në këtë periudhë kohe shitësit deklaruan se kishte një rritje 100 për qind të shitjeve krahasuar me 20 vitet e fundit.

“Pas ndërtimit të korsisë së parë të biçikletave në Lungomare u pa një trend i lartë në rritje të përdoruesve të biçikletave. Në atë kohë shitësit e biçikletave deklaruan se kishte një rritje me 100 për qind të shitjeve krahasuar me 20 vitet e fundit”, tha Collaku.

Në dyqanet e shitjes së biçikletave edhe pse numri i përdoruesve është rritur, shitjet kanë rënë pasi shpesh biçikletat sillen nga familjarët jashtë vendit.

Fakti konfirmohet edhe nga dogana Vlorë ku çdo muaj 30-40 biçikleta hyjnë në port, shifra të cilat rriten gjatë muajve të verës.

Një qytetar tha se këtë vit shitjet e biçikletave kanë qenë shumë dobët, dhe se është shumë frikë të udhëtosh me biçikletë në Vlorë për arsye se nuk ka një korsi për biçikleta.

“Kam 12 vite që shes biçikleta. Ky vit është dobët presim beharin. Ka edhe të huaj që blejnë”, tha qytetari.

Edhe pse korsitë e biçikletave janë të vendosura në investimet e reja si bulevardi, lungomare apo rruga e plazhit të vjetër, mungesa e tyre në rrugët e tjera të qytetit kthehet shpesh në rrezik për përdoruesit.

Ndërsa, një qytetar tjetër tha se korsia për biçikleta nuk është e sigurt fare për arsye sepse në të ecin edhe këmbësorët. Nuk ka as tabela për të treguar që është korsi biçikletash.

” Nga buzë e detit korsia është e shkëlqyer ndërsa këtu në bulevard futen edhe këmbësorët. Të kishte më shumë, dhe këto tabelat nuk janë. Korsia ngjitur me trotuarin dhe këmbësorët nuk e dinë dhe futen, ndaj duhet të ketë edhe në tokë siç i ka çdo vend i botës, korsi e biçikletës është e vizatuar biçikleta”, tha qytetari.

Për shefin e seksionit të qarkullimit, Klodian Çaushi në disa kryqëzime ka vend për përmirësim dhe për këtë janë duke u studiuar pikat e rrezikshme dhe marrja e masave në bashkëpunim me bashkinë dhe drejtorinë e transportit.

“Kryesisht në bulevardin kryesor është rruga e posaçme, në rrugën e Lungomares dhe atë të plazhit të vjetër kemi korsi, po ka nyje të tjera trafiku që kanë ngarkesë në këtë lloj përdoruesi rrugësh që është çiklisti ku nuk është rruga e tillë dhe nuk është e përcaktuar”, tha Çaushi.

Shefi i seksionit të qarkullimit tha për Euronews se edhe përdoruesit e biçikletave duhet të zbatojnë rregullat.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.