Welcome to Vlora

Rrezikuan mbytjen në det me 50 klandestinë në mjet, arrestohet skafisti vlonjat

Ka shkon në tre numri i personave të arrestuar, të cilët janë përfshirë në trfaikimin e klandestineve.

Ngjarje kjo e regjistruar pak ditë më parë në Vlorë.

Eshte arrstuar, E.L, 26 vjeç, banues në Vlorë.

“Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas ka qenë drejtuesi i mjetit lundrues (skafisti),  me të cilin migrantët nga vendet e treta do të largoheshin në drejtim të shtetit italian, më datë 08.01.2021.”

Ja njoftimi i policisë:

Vlorë

Vijon puna për zbardhjen e plotë të tentativës për kontrabandim të migrantëve dy javë më parë.

Shkon në tre numri i personave të arrestuar, të cilët janë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Në pranga drejtuesi i mjetit lundrues.

Dy javë me parë, Policia ka vënë në pranga 2 personat përgjegjës për strehimin e shtetasve të huaj emigrantë, përkatësisht pronarin e një hoteli në Tiranë dhe pronarin e një banese në fshatin Trevllazër, Vlorë.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të tentativës për kontrabandimin e migrantëve në rruge detare dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe ndalimin e autorit të tretë të kësaj ngjarjeje, shtetasin:

 

E. L.(A.), 26 vjeç, banues në Vlorë.

 

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas ka qenë drejtuesi i mjetit lundrues (skafisti),  me të cilin migrantët nga vendet e treta do të largoheshin në drejtim të shtetit italian, më datë 08.01.2021.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.