Welcome to Vlora

“Shqiptarët na vunë në rresht dhe na poshtëruan”! Grekët: Duhet të futet “ligji i gjakut” në ushtri

Videoja e pak ditëve më parë, ku dy  ushtarë shqiptarë vendosën në rresht duke komanduar grekët vijon që të komentohet me zemërim nga mediat në Athinë. E ndërsa Shtabi i Përgjithshëm ka nisur hetimet për rastin dhe pritet që të marrë masa për dy ushtarët shqiptarë në kampin ELDYK (Forca Greke në Qipro), grekët kanë një propozim për shtetin në mënyrë, që sipas tyre në të ardhmen të shmangen incidente të tilla.

Apostolos Kritikopulos shprehet se në ushtri gradat nuk mund t’i jepen kujtdo, për shkak të situatave të tilla dhe qasjes në informacion të rëndësisë së veçantë. Prandaj, vijon më tej ai, duhet të veprohet në bazë të “ligjit të gjakut”.

Unë pashë një video disa ditë më parë, e cila më mërziti shumë dhe ndjeva turp. Nënoficerë me origjinë shqiptare, pra të rinj që shërbejnë në Ushtrinë Greke me gradën rreshter apo toger, një rol që i lejon ata të japin urdhra kanë kryer një veprim tepër të turpshëm.

Kjo ngjarje më mbushi me trishtim, sepse djemtë grekë, të cilët ne i rrisim me përpjekje dhe me nder të veçantë që i dërgojmë për t’i shërbyer atdheut të tyre në ushtrinë tonë, u përdorën me poshtërim nga kolegët e tyre të huaj. 

Ky fakt po hetohet nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë për sa i përket vërtetësisë së tij (mund të mos jetë ndonjë lloj provokimi), por mësova me zhgënjim se tani është e lehtë të kesh një rol. Unë kam shërbyer si rreshter rezervë në vitin 1998, unë jam i vetëdijshëm për qasjen e një nënoficeri në informacione tepër të ndjeshme dhe konfidenciale, si dhe për të drejtat që burojnë nga roli i tij hierarkik i komandimit të ushtarëve.

Unë besoj se, bazuar në këtë incident fatkeq me shqiptarët, Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare duhet t’i jepet shtysë për të ripërcaktuar rregulloret për zgjedhjen e gradave në forcat tona të armatosura dhe për të futur zyrtarisht ligjin e gjakut, parakusht për zgjedhjen e tyre. 

Kjo do të thotë, të kesh një nënë ose baba grek, siç përcaktohet si një parakusht për Presidentin e Republikës sonë, bazuar në nenin 31 të Kushtetutës sonë: “Kushdo me origjinë Greke nga një baba ose nënë mund të zgjidhet President i Republikës“” thotë ai.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.