Welcome to Vlora

Rikthehet çështja e bujshme e “CEZ”, merret në pyetje nga SPAK biznesmeni i njohur

SPAK ka rikthyer për gjykim çështjen e ‘CEZ’. Ish-biznesmenit Kastriot Ismailaj është marrë në pyetje në lidhje me këtë dosje. Ai është shoqëruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nga burgu i Fierit për në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Prokurori Altin Dumani ka marrë dëshminë e tij dhe më pas ai është shoqëruar sërish në Fier.

Kastriot Ismailaj është dënuar në vitin 2017 me 11 vite burg për mashtrim me pasoja të rënda dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”. Gjykata ka urdhëruar edhe sekuestrimin e 5 milionë eurove.

Ai ishte administrator i kompanisë DIA, e ngarkuar për mbledhjen e borxheve të CEZ, ku u përfshi në një skemë mashtrimi, duke shkatërruar edhe raportet mes shtetit shqiptar dhe CEZ, me kosto të madhe për buxhetin e shtetit.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.