Welcome to Vlora

“RIKTHEHEN” SATELITËT/ Shpallet kompania fituese, kostoja 6 milionë dollarë euro për tre vite

Ideja e hedhjes së satelitëve ‘Albania 1’ dhe ‘Albania 2’ në orbitë ka nisur të marrë jetë. Pasi tenderi i parë u anulua për shkak se nuk kishte ofertë, tashmë është bërë me dije se ka një fitues. Agjencia e Prokurimeve Publike ka bëre me dije ditën e sotme se është shpallur fituesi për procedurën “dialog konkurrues” të satelitëve e organizuar nga Agjencia e Mbrojtjes Civile, institucion në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Kështu, fituese e këtij tenderi ka rezultuar kompania amerikane “Satellogic USA” Inc dhe mësohet se shtetit shqiptar do t’i kushtojnë 6 milionë dollarë, ose 671 760 000 lekë, për një kohëzgjatje kohore prej 3 vitesh.

'Rikthehen' satelitët, shpallet kompania fituese, kostoja 6 milionë dollarë euro për tre vite

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” duhet të ishin ngritur në mars dhe qershor, por kjo nuk u arrit. Satelitët dhe dronët inteligjentë do të shërbejnë për të patur kontroll të plotë mbi të gjithë territorin e vendit dhe jo për ofensiva ushtarake apo për kërkime në Mars, por do të shpërbejnë për çështje civile të vendit.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.