Pasi i mori gruan dhe e kërcënoi me jetë, Drejtori i Doganës së Fierit i çon sms qytetarit dhe i thotë të kërkon ‘ndjesë’ dhe të ‘ngrihemi mbi çdo gjë’.
Ngjarja e rëndë e denoncuar dje në media në lidhje me drejtorin e Doganës së Fierit, Arlind Lagji, i cili ka dhunuar dhe kërcënuar me jetë një qytetar, me bashkëshorten e të cilit ka pasur një lidhje jashtëmartesore, ka marrë tjetër drejtim ditën e sotme.
Sipas qytetarit Algert Belulaj, i cili edhe e denoncoi rastin, Arlind Lagji, i cili e kishte dhunuar dhe kërcënuar me jetë pasi i kishte marrë gruan, pas publikimit në media të rastit, i ka kërkuar falje dhe i kërkon që të mos e vazhdojë më denoncimin.
Në postimin e tij në Facebook, Belulaj shkruan se, Arlind Lagji i ka kërkuar takim urgjent edhe nëpërmjet njerëzve të tjerë, duke arritur edhe ti thotë vëlla dhe të hëngsha m*tin.

Shto koment