Welcome to Vlora

Rama publikon pamjet: By Passi i Vlorës, një prej veprave më spektakolare të infrastrukturës sonë kombëtare

Bay Pass i Vlorës është kthyer në një destinacion ku tashmë organizohet aktivitete turistiko-sportive.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale pamje nga By Pass-i i Vlorës. Kreu i qeverisë thotë se kjo rrugë është një prej veprave më spektakolare të infrastrukturës sonë kombëtare.

Por krahas impaktit në lehtësimin e trafikut, ai thotë se aty po organizohen aktivitete turistiko-sportive të ndryshme. Me këtë rast ka shpërndarë pamjet e një gare çiklizmi që është zhvilluar në By Pass-in e Vlorës.

Mirëmëngjes nga Bajpasi i Vlorës, një prej veprave më spektakolare të infrastrukturës sonë kombëtare, që krahas impaktit në lehtësimin e trafikut, nxori në pah pamjen piktoreske të vijës bregdetare të rivierës shqiptare, e ku së fundmi po organizohen edhe aktivitete turistiko-sportive, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.