Real Madrid u kualifikua në finalen e Ligës së Kampionëve, pasi përmbysi rezultatin 3-1 ndaj Manchester Cityt mbrëmjen e djeshme në në “Santiago Bernabeu”.
Pëveç rezultatit dhe kalimit të Realit në finale, finalja e Champions tërhoqi vëmendjen e sportdashësve shqiptar ishte pushtimi i fushës nga një tifoz, i cili mbante në duar flamurin shqiptar.
Tifozi u shpëtoi rojeve të sigurisë dhe ka vrapoi në fushën e gjelbër për të takuar idhullin e tij, Karim Benzema, me flamurin kuqezi në dorë.
Pas pak sekondash ai u shoqërua jashtë nga siguria e stadiumit, me flamurin shqiptar që duket se i ka sjellë fat sulmuesit francez, pasi pak më vonë shënoi golin e kualifikimit. Në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, turku, Gokhan tha se e realizoi ëndrrën e tij duke e përqafuar Benzeman dhe se qëllimi i tij ishte të tregonte se cili është flamuri më i bukur në botë.
Ai është një “Youtubuer” i njohur, i cili jeton në qytetin e Franfkurtit në Gjermani, por që tashmë u bë shumë i njohur me veprimin e tij të fundit.“Gjithçka ishte e planifikuar. E realizova ëndrrën time kur përqafova Benzeman. Ai iu tha policëve ‘qetë-qetë’ kur më morën. Bashkë me shokët nga Tirana dëshironim t’i tregojmë botës se cili është flamuri më i bukur në botë. Falënderoj shumë komapninë “Gimi events” që më mundësoi këtë udhëtim”, tha Gohkanpër ‘GazetaBlic Sport.
Shto koment