Një punonjësi të ASHK-së në Vlorë i është djegur automjeti tip “Toyota”, rreth orës 03:25 të mëngjesit të sotëm. Bëhet fjalë për 32-vjeçarin E. H banues në këtë qytet.
Zjarrvënia dyshohet të jetë e qëllimshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Motra e 32-vjeçari që iu dogj makina shprehet se mjeti mund të jetë djegur për motive që lidhen me profesionin e të riut, por pa përjashtuar pistën e konflikteve personale dhe familjare.
Sipas familjarëve personat e dyshuar janë hedhur nga muri duke hyrë brenda në banesë për të djegur mjetin.
Shto koment