Welcome to Vlora

Protesta kombëtare më 12 nëntor, Sali Berisha thërret në shesh shqiptarët

Ish-kryeministri dhe kryetari aktual i PD, Sali Berisha ka njoftuar sot protestën e parë kombëtare që kjo forcë politike do të mbajë. Edhe pse shtatori iku dhe nuk pati asnjë “vjeshtë protestash”, siç ishte paralajmëruar, Berisha ka thirrur shqiptarët që t’i bashkohen më 12 nëntor.

Në një deklaratë për mediat nga selia e PD, kryedemokrati ka thënë se ka besim se “burrat dhe gratë” e vendit do të bashkohen “në protestën më të madhe që ka njohur Shqipëria”, më datë 12 nëntor.

Megjithëse kjo protestë është e shumëpritur nga baza e demokratëve, duket se data nuk është e rastësishme. Sali Berisha planifikon të mbledhë mijëra demokratë dhe njerëz të thjeshtë në shesh, në Tiranë, vetëm 9 ditë pasi Gjykata e Apelit do të ketë vendosur për vulën e Partisë Demokratike.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.