Welcome to Vlora

Pronarët e mjeteve lundruese protestë para policisë kufitare në Vlorë: Na lini të lundrojmë

‘Na kanë bërë një padrejtësi që po na lë pa bukë’, kështu u shprehën pronarë e administratorë të mjeteve lundruese në Vlorë të cilët kanë dalë mëngjesin e kësaj të shtunë në protestë.

Në kulmin e sezonit turistik, për shkak të ngjarjes tragjike në Himarë, asnjë mjet lundrues duke filluar që prej ditës së djeshme nuk do të dalë dot në det. Ky vendim, i konfirmuar më 5 gusht nga Drejtori i ri i drejtorisë së Kufirit të Vlorë, Eduart Sulejmani ka nxitur revoltën e qytetarëve të Vlorës të cilët kanë dalë sot përpara policisë kufitare.

Sipas tyre mjetet dhe lundrimi po bllokohen pa arsye për shkak të një aksidenti Ata kanë të rregullta dokumentat paguajnë taksa dhe sigurime shoqërore Sic tregojnë dokumentet e tyre janë verifikiar kanë dal të rregullta dhe sërish ata nuk janë lejuar të lundrojnë .

Gjithashtu pronarët e mjeteve tregojnë se bllokimi i tyre në kulmin e sezonit turistik i penalizon këta të fundit pasi kanë taksa dhe fatura për të paguar dhe sja dalin dot ti paguajnë Janë kredimarës dhe e kanë lakun në fyt nëse nuk punojnë

Duke shpjeguar se rasti i Himarës, është padyshim një rast tragjik një administrator është shprehur se ky vendim, është i padrejtë dhe se po i lë pa bukë.

Sulejmani u shpreh se mjetet lundruese që të lëvizin në det duhet të kenë një sërë dokumentesh, që nga ato të mjetit, licencë turistike, NIPT të regjistruar në QKR, kontratë me zyrën e punës, të jenë të siguruar etj. Nëse do të mungojë qoftë dhe një dokument do të merren masa administrative deri në bllokim të mjetit lundrues.

Dy ditë më parë, ishte policia kufitare cila jepte lejet për gomonet që te lëviznin në det, ndërsa në det ishte dhe gomonia e policisë që kontrollonte mjetet për dokumentacionin. Më pas policia dha urdhër që të mos lëvizë asnjë mjet lundrues në det. Në këtë mënyrë, pronarët janë detyruar të kyçin mjetet lundruese që i jepnin me qira gjatë sezonit veror. Kjo vjen pas tragjedisë në Himarë ku komisari Arjan Tase përplasi për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdia teksa drejtonte gomonen. Edhe Policia Kufitare e Sarandës e Ksamilit ka marrë vendimin për të mos lejuar lëvizjen e mjeteve motorike. Ky vendim parashikon se asnjë mjet uji jet ski dhe skaf nuk do të lejohet të akomodohet dhe qarkullojë në ujërat e 140 plazheve private dhe 5 plazheve publike në Sarandë dhe Ksamil.

Vendimi përjashton vetëm mjetet ujore të licencuara për udhëtime turistike, të cilat do të lejohen të dalin vetëm nga Porti dhe nga Limani dhe nuk do të lejohet hyrja dhe dalja e tyre nga territoret e plazheve apo mole të ndërtuara në mënyrë të paligjshme dhe të cilat nuk janë të licencuara.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.