Welcome to Vlora

TECi “pushtues” i Bangladeshit po i afrohet Vlorës – a do e japim Vlorën?

Nuk dihet nëse e kupton apo jo z Rama, por ai është duke e dorzuar Vlorën tek korporatat e naftës.

Duket se ka një strategji nga korporatat e naftës për ta kapur Vlorën, si një kafshim i lehtë, për të realizuar një tranzicion të tyre me trendin e pa ndryshuar të fitimive, në situatën e marrveshjeve nderqeveritare globale për të zbutur  krizën më të madhe në planet, atë të ndryshimeve klimatike, krizë për të cilën këto korporata janë shkaktarët kryesorë.

Qeveria po e zbaton këtë strategji të tyre verbërisht dhe kjo ja bën korporatave të naftës ta kapin Vlorën qetësisht.

Hapi i parë i kapjes vjen me anë të TECit të Bangladeshit që, aktualisht po rimorkiohet për tu ngulur në Gji të Vlorës, e për pak ditë do jenë në destinacion.

Hapi i dytë është djegja e fosileve në TEC të Vlorës, Hapi i tretë është ndërtimin i TECeve të tjera, dhe hapi më gjigand është instalimi i terminalit të gazit të lëngshëm, për të furnizu gjithë Ballkanin.

Por të ndalojmë tek hapi i parë, TECi i Bangladeshit.

TECi i Bangladeshit do djeg rreth 600 ton mazut cdo ditë për 2 vjet rresht. Për këtë konsorciumi i naftës Renco-Excelerate do marrë në formë qiraje 63000 $/ditë dhe rreth 30,000 $/ditë për mirëmbajtje të karantinave 25 vjecare (prodhim i vitit 1997). E pas 2 vitesh këto karantina me “bujari” në marrveshje i falen shtetit te varfër shqiptar, por që i varfëri shtet do duhet të shpenzoj miliona për ta domontuar e për ta cuar për Skrap.

Nuk kanë shumë faj vlonjatët se nuk kanë pasur ndonjëherë ndonjë lloj TECi fosil, apo djegje masive nafte, apo edhe përpunim nafte në qytet të tyre e për më tepër tani po i thuhet sa me ëmbëlsi, aq edhe me patetizëm se janë 2 anije ( nuk janë anije, por platforma) që do prodhojnë energji ashtu të ankoruara bukur, bukur, krahas barkave te peshkimit, krahas anijes së udhëtarëve, e sikur kjo energjia do prodhohet me flladin e ardhur nga deti. Në një emission shumë të ndjekur televiziv, pas insisistimit të moderatorit se cfare do digjet tek TECi i Bangladeshit, Kryeministri thjesht gënjeu dhe tha se “do digjet gaz, gaz i lëngshëm”.

Dje në një media thashë se prurja nga Bangladeshi në Vlorë e TECit lundrues mund të jetë paaftësi qeverisëse, por vetëm një ditë mjaftoi për të parë gjurmë korrupsioni edhe në këtë aferë. Zbulohet se kompania italiane Renco paska hisotri të lidhjes me mafian italjane, raste të provuara rrushfeti në Afrikë etj. Aktualisht “DEGA RENCO SPA ALBANIA” bashkë me “ABKONS” shpk në Shqipëri kanë marrë 3 tendera me vlerë 3,9 milionë euro ku përfshihet mirëmbajtja e gazsjellësit TAP, ndërkohë në konflikt të pastër “Abkons” është publikuar nga vet KESH tek bën takim me publikun (fshehurazi) në kuadër të pregatitjes së Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis. Dhe shkruhen dhe histori të tjera korrupsioni.

Korporatat e naftës mund ta konsiderojnë Vlorën kafshatë të lehtë, por Vlora është kafshatë që të ngecet në fyt.

Vlonjatët dhe gjithë shqiptarët nuk do e japin Vlorën

Nga : Lavdosh Ferruni

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.