Welcome to Vlora

Plagoset 31-vjeçari në Himarë, policia arreston në flagrancë autorin e dyshuar

Plagosje me thikë në Dhërmi. Policia e Himarës ka arrestuar në flagrancë një 46-vjeçar i cili pas një sherri banal, dyshohet se ka goditur me mjetin prerës një 31-vjeçar.

I plagosuri mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.

“Nga shërbimet e Policisë është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasi Q. H., i cili mëngjesin e sotëm, pas një konflikti për motive të dobëta, në Dhërmi, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin S. Xh., 31 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, tha policia.

Në përfundim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Q. H., 46 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.