Ish-kryebashkiaku i PD, Bledjon Nallbati ka reaguar pas akuzave të bëra nga Deizi Arapi, të cilës iu dogj makina në Bilisht.
27-vjeçarja akuzoi Nallbatin duke thënë se ai mund t’ia ketë djegur makinën, pasi kanë pasur një konflikt.
Deputeti ka reaguar i habitur nga Gjermania për këto akuza, teksa tha se se ka pasur një konflikt verbal, por asgjë më shumë. Ai ndër të tjera ka thënë se sapo të kthehet do bëj një kallzim për shpifje ndaj 27-vjeçares.
“Jam i habitur nga këto akuza. Unë kam patur vetëm një konfkikt verbal kur isha kryebashkiak, por asgjë më tepër. Besoj se është nxitur nga dikush tjetët për të bërë këto akuza. Sa i përket puntorit tim nuk mbaj përgjegjesi për cdo puntor qe kam, me kë zihen dhe cfare bejne. Sapo te kthehem nga Gjermania do te bej nje kallzim per shpifje” tha ai.
Shto koment